Kemi hyrë në javën e ndeshjes madhore, ndeshjes historike, me ndërthurje të mëdha emocionesh. DRITA e pret Shkëndinë e Tetovës në Prishtinë. Një ndeshje mes dy klubeve Shqiptare, në një arenë europiane siç është Konferencë Liga.
Diçka e paimagjinuar më herët. Por, ja që i erdhi koha t’a përjetojmë, t’a shijojmë, bashkarisht, në përkrahje të klubit tonë të zemrës dhe ngjyrave Bardhë e Kaltër …
Ditët po kalojnë, ora po afron dhe numërimi mbrapsht ka nisur prej kohësh. Të Enjten nuk ka punë, nuk ka shkollë, nuk ka angazhime tjera. Të Enjten, Djemtë e Qytetit e kanë vetëm një rrugë, vetëm një destinacion. Rrugën që na dërgon te stadiumi “Fadil Vokrri”.
Shkojmë masivisht, të mobilizuar dhe gati, ashtu siç edhe është e shkruar historia jonë tifozërike, prej më shumë se dy dekadash. Ndryshe nuk guxon të ndodhë. Sepse DRITA na u la amanet nga gjyshërit tanë, me kushtin që t’a trashëgojmë në gjenerata pasuese, te fëmijët tonë, te nipat tonë. Sepse për ne, ky klub është arsyeja pse jetojmë. Ky emër është simboli më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Kjo është pasuria jonë më e madhe!
Detajet e udhëtimit do t’i publikojmë në lajmërimet e rradhës. Deri atëherë, rezervojeni datën 27. Përgatituni, sepse diçka e madhe po na pret!
INTELEKTUALËT 1998 ~ Gjithmonë në mënyrën tonë, gjithmonë ULTRAS 🇦🇱
HAJDE FORZA DRITA JONË … DERI N’VDEKJE DRITA JONË ⚪️🔵










