Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga nesër do të nisë ekzekutimi i pagesave të shtesave për fëmijët me rritjen e miratuar prej 50%. Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 400 mijë fëmijë në të gjithë vendin.
Kurti tha se kjo masë do të lehtësojë buxhetin familjar dhe do të sigurojë mbështetje më të madhe për prindërit, veçanërisht për nënat që i marrin këto shtesa.
Sipas shembujve të dhënë nga ai:
Një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
Një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
Një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro.
“Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!” ka shkruar Kurti, duke theksuar se rritja e përkrahjes për fëmijët mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë në largim.
Ekzekutimi i pagesave nis nga nesër për të gjithë përfituesit.









