Në kuadër të agjendës së aktiviteteve kulturore për nder të festave të nëntorit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka organizuar ekspozitën personale me titull “Mistikja e një universi artistik”, të autorit dhe profesorit të njohur Avni Behluli.
Gjatë hapjes së ekspozitës, të pranishmit patën mundësinë të shohin nga afër veprat e artistit, ku secila prej tyre mbante të ngërthyer një mesazh të veçantë dhe një dimension unik artistik.
Punimet e professor Behlulit u vlerësuan për stilin e tyre të veçantë dhe mistik.
Ekspozita është hapur në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe do të mbetet e hapur për qytetarët deri më 28 nëntor, duke u ofruar qytetarëve një mundësi për të përjetuar nga afër universin krijues të artistit.










