Vdekja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun shqiptar, ndërsa bashkëshortja e tij ka publikuar një mesazh tejet prekës, duke përshkruar momentet e fundit me të.
Ajo tregon se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj dhe se ishin në prag të finalizimit të dokumenteve për djalin e tyre, Roelin, që të merrte trajtim në Itali:
“Sa jemi lodhur e stresuar… dhe askush nuk e di. Nuk prite ta dëgjoje djalin të thirrte ‘babi’. Nxitove dhe na le vetëm.”
Ajo shprehu dhimbjen e madhe për faktin që Roeli mbeti jetim në një moment kritik:
“Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më? Pse ma theve zemrën kështu, o jetë?”
Mesazhi mbyllet me një lutje prekëse:
“Inshallah takohemi në Xhenet… Allahu të deshi pranë vetes, por unë mezi pres të zgjohem dhe të jesh përsëri këtu”.










