Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është rikthyer në PDK, ai e quajti Drenasin si komunën e shtatë të PDK-së.
Ai tha se u angazhua me mish e shpirt për fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzës më 9 shkurt dhe do të angazhohen edhe për 28 dhjetor.
“U takuam sërish në selinë e fitoreve të vazhdueshme, me Kryesinë dhe Shtabin e fitores, të komunës së shtatë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ashtu siç me mish e me shpirt u angazhuam për çdo votë, për PDK-në dhe Bedri Hamzën më 9 Shkurt, edhe më fuqishëm do të jemi të përkushtuar për votë më 28 Dhjetor, me synim të tejkalimit të 20 mijë votave. Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhje lokale edhe ato qendrore, vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka thënë Lladrovci.









