Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Haziri, pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bedri Hazirit, vëllait të ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në telegramin e tij, Hyseni theksoi dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe u solidarizua me familjarët, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit në këtë moment të vështirë.
Statusi i plotë:
Me dhimbje pranova lajmin për vdekjen e Bedri Hazirit, vëllait të ish-kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kjo është një humbje e rëndë për familjen Haziri dhe për të gjithë ata që e kanë njohur e respektuar.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij!









