Në ambientet e Royal Beverage në Gjilan, pronari Fejzullah Mustafa priti një delegacion nga Ambasada e SHBA në Kosovë.
Gjatë vizitës, znj. Rama Muhammed (Economic Officer) dhe z. Blond Gerqari (Commercial Advisor) u njohën nga afër me zhvillimet, investimet dhe proceset moderne të prodhimit.
Delegacioni u informua në detaje për prodhimin dhe mbushjen e brendit amerikan RC Cola, me mbi 20 vite prezencë në tregun kosovar dhe të licencuar zyrtarisht sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Vizita përfshiu edhe prezantimin e RedRain, Frostea, Royal Water, si dhe investimin më të ri — ndërtimin e fabrikës moderne për prodhimin dhe mbushjen e ujit të thjeshtë.
Kjo vizitë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e prodhimit vendor me standarde ndërkombëtare.









