Sot në ambientet e FFK-së u zhvillua shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.
Dy skuadrat gjilanase mësuan kundërshtarët e tyre, Drita do të përballet me Llapin dhe ndeshja do të luhet në Gjilan, ndërsa Gjilani do të udhëtojë në Prizren për t’u sfiduar me Lirinë.
Të dyja përballjet pritet të sjellin duele të forta dhe me interes të madh për tifozët.

