35. Arijeta Rexhepi
Arijeta Rexhepi, e lindur më 7 korrik 1976 në Gjilan, ka perfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtines, në drejtimin Matematikë-Informatike. Me një pervojë mbi 25 vjeçare si mesimdhënëse e matematikes dhe informatikes, Arijeta ka dhënë një kontribut të madh ne edukimin e gjeneratave të reja. Ajo ka shërbyer gjithashtu si asambleiste në Kuvendin e Gjilanit per dy mandate dhe është aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga viti 2011, duke udhëhequr GVV-në në Gjilan.
Ne mandatin e saj të parë si deputete, Arijeta ka qenë e angazhuar ne projekte qe synojne drejtisi sociale, barazi dhe permiresimin e mirëqenies së qytetarëve. Ajo ka kontribuar në Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, Komisionin për Legjislacion, ne Komisionin per të drejtat e komuniteteve dhe në komisionin ad hoc te krijuar nga kuvendi, Komisionin per vetingun.
Si deputete, Arijeta eshtë e përkushtuar per te vazhduar perfaqesimin e gytetarëve me transparencë dhe integritet.
Synimet e saj përfshijne fuqizimin e te rinjve dhe grave, promovimin e arsimit cilësor dhe zhvillimin e politikave që mbështesin një Kosovë më te drejte dhe te barabartë.

