Sot, mbyllet xhiro e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë në program tri ndeshje, me të cilat përfundon edhe stinori vjeshtor i sezonit 2025/26.
Të trija ndeshjet janë tejet interesante dhe priten përballje të forta, të cilat do të zhvillohen në Malishevë, Klinë e Gjilan.
Në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini e pret Ballkanin, skuadra këto që kanë treguar formë të mirë në javët e fundit.
Ballkani është lider në tabelë me 31 pikë dhe ka fituar tri ndeshjet e fundit në Superligë, ndërsa Dukagjini renditet i treti me 28 pikë, ndërsa nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar dy barazime dhe tri fitore.
Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva që ka tri fitore e një barazim në katër përballjet e fundit, pret kampionen në fuqi, Dritën.
Në tabelë, Malisheva është e katërta me 26 pikë, një më shumë se Drita që renditet e pesta por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Ndërkohë, Gjilani përballet në shtëpi me Prishtinën e Re, ekip që renditet i fundit në tabelë me 15 pikë.
Të gjitha ndeshjet, startojnë nga ora 13:00.

