Kandidati nga radhët e AAK-së me numër 17, Ahmet Isufi, ka zhvilluar një takim mobilizues me qytetarët e Llabjanit, ku u vërejt entuziazëm i madh dhe gatishmëri për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Së bashku me kandidaten për deputete Xhevahire Vllasaliu dhe kryetarin e degës së AAK-së, Ajet Avdyli, Isufi diskutoi për prioritetet e komunës së Artanës, nevojat e qytetarëve dhe angazhimin konkret për zhvillim ekonomik, bujqësi, turizëm dhe shfrytëzim të resurseve minerale, duke theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet adresa më e sigurt për një perspektivë më të mirë për qytetarët.
Në Llabjan takim mobilizues
Një entuziazëm dhe gatishmëri vërehet ngado që po shkojmë, për fitore më 28 dhjetor.
Bashkë me kamdidaten për deputete të Parlamentit të Kosovës Xhevahire Vllasaliu dhe kryetarin e degës së AAK-së Ajet Avdyli, biseduam me të pranishmit mbi prioritetet e komunës së Artanës dhe nevojat e qytetarëve të kësaj ane.
Me angazhim konkret e praktik e me një përkushtim më të madh, mund të ndryshohet gjendja sepse ata që kanë lënë gjurmë në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, mund t’ia kthejnë perspektivën komunës së resurseve minerale, arkitekturës trashëgimore, turizmit me peisazhet e mrekullueshme natyrore, bujqësisë e ekonomisë dhe mirëqenies së qytetarëve.
Adresa më e saktë për ti kryer këto punë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me qeverisjen Haradinaj dhe deputetët e saj përfaqësues.
#129
#1,15,17…
#krahteje

