Kandidati i LDK-së për deputet, Rexhep Kadriu me numër 52, ka vazhduar takimet me qytetarë në qytet dhe fshatra të Gjilanit, duke theksuar vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim dhe për t’i dhënë fund një pushteti të painteresuar e neglizhues, me synimin që më 28 dhjetor të zgjidhet shpresa.
Tubimet me qytetarë i vazhduam në Pogragjë, ku patëm kënaqësinë të takojmë banorët e këtij fshati dhe të fshatrave përreth: Llovcë, Bilinicë, Kokaj, Sllubicë dhe Stubllinë.💙
Edhe në këto fshatra, ashtu si gjithandej në Gjilan dhe në gjithë Kosovën, qytetarët janë të vendosur dhe më 28 dhjetor do ta zgjedhin shpresën.✌️
#LDK123 #RexhepKadriu52
Tubimet i vazhduam në qytet me nëndegët Iliria, Xhamia e Vogël, Zabel, Arbëri, Velekincë dhe Vishnjët.
Qytetarët janë të vendosur t’i japin fund këtij pushteti të painteresuar dhe neglizhues ndaj Gjilanit dhe Anamoravës.
Më 28 dhjetor zgjedhim shpresën. 💙
#LDK123 #RexhepKadriu52

