Në shenjë falënderimi për kontributin 42-vjeçar si infermiere në Spitalin Rajonal të Gjilanit, Shake Rashiti ka marrë mirënjohje nga drejtori i spitalit, Afrim Cana.
Gjatë katër dekadave të punës, ajo ishte gjithmonë në shërbim të pacientëve, duke u dalluar për përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm.
Kontribut të veçantë dha edhe gjatë pandemisë COVID-19, kur numri i pacientëve u rrit ndjeshëm.
Po ashtu, para dhe gjatë luftës, Rashiti ndihmoi në baza vullnetare shumë qytetarë, duke ofruar shërbime mjekësore edhe në shtëpi.

