Që nga 4 korriku, kur punëtorët administrativë të gjykatave dhe prokurorive kanë hyrë në grevë të përgjithshme, vetëm në Gjykatën Themelore të Gjilan, janë shtyrë 165 seanca gjyqësore.Kurse, të martën, kur kjo grevë ka hyrë në ditën e pestë, në këtë gjykatë kanë dështuar të mbahen 24 seanca.Ky numër i seancave që janë pamundësuar të mbahen si pasojë e grevës, është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra.Gjatë këtyre ditëve, greva ka qenë edhe njëra ndër arsyet që e ka shtyrë edhe gjykimin ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish-zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Sadik Paqarizi, Avni Ademaj, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi, të cilët akuzohet për vepra penale të korrupsionit.Gjatë kësaj kohë, gjithashtu ka dështuar të mbahet edhe gjykimi në të cilin ish-kryetari i Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq dhe ish-nënkryetari i kësaj komune, Marko Svillanoviq, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Punëtorët e gjykatave dhe prokurorive në nivel të vendit, që nga 4 korriku kanë hyrë në grevë të përgjithshme, ku ndër kërkesat kryesore të tyre, është rritja e pagave për 100% për këtë kategori.Si pasojë e kësaj greve, shumë seanca kanë dështuar të mbahen për shkak të mungesës së sekretareve juridike, të cilat mbajnë procesverbalet e seancave gjyqësore.Grevistët e të gjitha gjykatave dhe prokurorive, kanë deklaruar se do të vazhdojnë me këtë veprim sindikal, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Greva shtyu 165 seanca në Gjykatën Themelore në Gjilan, vetëm sot dështuan 24 gjykime
Ndani këtë artikull