Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi aktivitetet e saj në komunën e Gjilanit me takime të ngrohta dhe pjesëmarrje të jashtëzakonshme në Bresalc dhe Uglar.
Së bashku me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputetë, u zhvilluan bashkëbisedime të hapura me banorët, ku u konfirmua përkrahja e fuqishme dhe e palëkundur për Vetëvendosjen, si dhe besimi në vizionin për begati, siguri dhe zhvillim të qëndrueshëm, të ndërtuar mbi qeverisje të ndershme dhe projekte konkrete në shërbim të qytetarëve.
Mbrëmjen e vazhduam në Bresalc, së bashku me kandidatët tanë për deputetë, në një takim të ngrohtë dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga banorët e kësaj ane.
Përkrahja masive dhe energjia pozitive e qytetarëve dëshmuan qartë se Bresalci vazhdon të qëndrojë fuqishëm në krah të vizionit tonë për zhvillim, barazi dhe mirëqenie.
Bresalci nuk lëshon pe – për begati e siguri.
Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Alban Hyseni, dhe kandidatët për deputetë, u takuam me banorët e Uglarit në një bashkëbisedim të hapur e konstruktiv.
Banorët e këtij lokaliteti, ashtu si në zgjedhjet lokale, dëshmuan edhe një herë përkrahjen e tyre të fuqishme dhe të palëkundur për Lëvizjen Vetëvendosje, duke konfirmuar besimin në qeverisjen e ndershme, zhvillimin e qëndrueshëm dhe projektet konkrete që po realizohen në shërbim të qytetarëve.
116 – Begati e Siguri

