Për herë të fundit, para mbylljes së fushatës zgjedhore, ju drejtohem me respekt dhe përulësi qytetarëve të Anamoravës dhe mbarë Kosovës, duke kërkuar besimin dhe votën tuaj. Ju kërkoj mundësinë që të jem pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvend, për të përfaqësuar denjësisht zërin tuaj dhe interesat tuaja.
Angazhimi im do të jetë i palëkundur për të punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe transparencë. Ju premtoj se do të jem gjithmonë pranë qytetarëve, duke mbrojtur interesin publik dhe duke kontribuar për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit tonë. Nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë.
Mbështetja juaj është forca që na jep mundësinë të ecim përpara dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.
🗳️ Votoni PDK – 130
✔️ Bedri Hamza – 1
✔️ Selver Xhelili – 83
Me respekt dhe mirënjohje për çdo votë dhe besim.

