Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore bindëse në Gjilan, duke dominuar qartë procesin zgjedhor me 62,09% të votave, respektivisht 29,495 vota, çka konfirmon mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për këtë subjekt politik.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke u renditur e dyta me 16,47%, apo 7,825 vota, një rezultat që pasqyron humbje të konsiderueshme të elektoratit në këtë komunë.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 15,33% të votave, përkatësisht 7,283 vota, duke iu afruar dukshëm LDK-së dhe duke ngushtuar diferencën mes dy partive opozitare në Gjilan.
Rezultatet dëshmojnë për një ripozicionim të qartë të skenës politike lokale, me Vetëvendosjen që forcon ndjeshëm pozitën e saj, ndërsa partitë tradicionale përballen me sfida serioze në ruajtjen e mbështetjes qytetare./Radio Star/

