Forcave të Armatosura të Shqipërisë i janë shtuar sot 387 ushtarë të rinj, shkruan Reporteri.net.
Pamje nga ceremonia e betimit ka ndarë Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Vengu ka thënë se ata janë garantët e besimit se siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë mbrohen nga përkushtimi i Forcave të Armatosura.
“Sot plot 387 të rinj dhe të reja – rekrutë, kadetë dhe studentë – bënë betimin e ushtarakut mbi flamur 🇦🇱. Një betim për Atdheun; një zgjedhje dhe një vokacion që nuk premton rehati, por jep kuptim, që nuk garanton lehtësi, por ndërton dinjitet 🎖️. Ju jeni garantët e besimit se siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë mbrohen nga përkushtimi i Forcave të Armatosura. Mbarë e mirë!”, ka shkruar Vengu./Reporteri.net

