Afër 69 përqind e votave të kandidatëve për deputetë kanë përfunduar së numëruari. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 1 mijë e 763 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti deri më tani ka 240,263 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 187,285 vota, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçl, Hajulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila e Ejup Maqedonci në top dhjetëshe.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka 109,795 vota, pasuar nga Arian Tahiri me 50,873 vota, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj, Rrahman Rama e Ganimete Musliu në top dhjetëshe.
Tek LDK, në krye të listës është Lumir Abdixhiku me mbi 53,314 vota.
Hykmete Bajrami renditet menjëherë pas tij me 33,484 vota, e ndjekur nga Ukë Rugova, Avdullah Hoti e Doarsa Kica Xhelili
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka 27,779 vota./Reporteri.net/

