Sot, ekipi i shitjes i Meridian Express ishte në vizitë në Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan, për t’i falënderuar nga afër për reagimin e shpejtë dhe profesional në ndalimin e zjarrit në pikën tonë.
Në shenjë mirënjohjeje, u ndanë mirënjohje simbolike dhe voucherë për stafin, si shprehje respekti dhe falënderimi për përkushtimin dhe guximin e treguar në shërbim të komunitetit.
Me këtë rast, ekipi i Meridian Express i uroi zjarrfikësve të Gjilanit festa të gëzuara të fundvitit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe mbarësi.
Kurse ekipi i zjarrefikeve në Gjilan u shprehën:
“Në prag të festave të fundvitit, kjo mirënjohje dhe voucherët e dhuruar për kolegët tanë kanë qenë një gjest shumë domethënës. Falënderojmë Meridian Express për respektin dhe mbështetjen, që na motivojnë të vazhdojmë punën tonë me përkushtim dhe zemër.”

