Qytetarë të dashur,
Siguria fillon me një veprim të vogël, por shumë të rëndësishëm.
Policia e Republikës së Kosovës ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro Policinë” –
më modern, më funksional dhe më i lehtë për përdorim.
Ky aplikacion ju mundëson:
• raportimin e rasteve edhe përmes videos,
• ndjekjen e statusit të raportit tuaj në kohë reale,
• si dhe, për herë të parë, është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS.
Të gjitha raportimet e qytetarëve përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja.
Aplikacioni “Lajmëro Policinë” mund të shkarkohet dhe përdoret nga të gjitha pajisjet teknologjike që mbështesin platformat iOS dhe Android.
Me vetëm disa klikime, ju mund të kontribuoni drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunitetin tuaj.
· Shkarkoni aplikacionin “Lajmëro Policinë” në iOS dhe Android. (Shkarko në App Store apo Play Store duke kërkuar “Lajmero Policinë”)
·Raportoni me besim.
·Bashkëpunoni me Policinë e Republikës së Kosovës.
Siguria është përgjegjësi e përbashkët.

