Të nderuar qytetarë të Anamoravës dhe më gjerë
Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan po e përmbyll këtë vit me rezultate të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke marrë parasysh riorganizimin e të gjitha shërbimeve tona në objektet spitalore që nga muaji gusht.
Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan shpreh falënderimin më të sinqertë për të gjithë mjekët, infermierët, si dhe stafin administrativ dhe teknik, për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme në shërbim të pacientëve gjatë vitit 2025.
Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Afrim Cana, theksoi se bashkëpunimi ynë i ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në, donatorët dhe stafin ka mundësuar realizimin e objektivave të përcaktuara për vitin 2025, ku qëllimi ynë kryesor ishte dhe mbetet shërbimi cilësor dhe i dinjitetshëm ndaj pacientëve tanë.
Përkushtimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me të gjitha kapacitetet tona profesionale, për t’u dalë në ndihmë pacientëve të rajonit të Anamoravës dhe më gjerë.
GËZUAR VITIN E RI 2026.

