Të dashur dëgjues,
Në prag të ndërrimit të viteve, kur lëmë pas një kapitull dhe hapim një tjetër me shpresë e besim, Radio Star ju përcjell urimet më të sinqerta për Vitin e Ri 2026. Ju urojmë shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe mbarësi në familjet tuaja, kudo që ndodheni – në Kosovë apo në mërgatë.
Viti që po lëmë pas solli sfida, por edhe dëshmi të qarta të forcës, solidaritetit dhe zërit të qytetarëve tanë. Radio Star do të vazhdojë edhe në vitin 2026 të jetë pranë jush, me informim të shpejtë, muzikë cilësore dhe programe që pasqyrojnë realitetin dhe energjinë e shoqërisë sonë.
Ju falënderojmë për besnikërinë dhe për faktin që na dëgjoni çdo ditë.
Gëzuar Vitin e Ri 2026!
Radio Star

