Asambleisti nga PDK, Burhan Isufi, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku u miratua buxheti për vitin 2026, paraqiti kërkesat e tij për përfshirjen e disa projekteve kyçe, si ndërtimi i Varrezave të Qytetit, funksionalizimi i Fshatit të Lumtur, rritja e pagave për zjarrfikësit dhe investime në arsim, shëndetësi e infrastrukturë rrugore.
Isufi gjithashtu kërkoi mbështetje financiare për Ndërmarrjen Publike “Stacioni i Autobuseve”, duke theksuar gjendjen e saj të vështirë operative.
Sot, ne Kuvendin Komunal te Gjilanit, u miratua Buxheti per vitin 2026.
Kerkesat tona si PDK ishin qe ne buxhet te perfshihen edhe:
-Ndertimi i Varrezave te Qytetit
-Funksionalizimi i Fshatit te Lumtur
-Rritja e pagave per zjarrfikesit
-Investime ne Arsim dhe Shendetesi
-Shtrimi i rrugeve me asfalt ne qytet dhe ne fshatra te medha si: Zheger, Llashtice, Velekince, etj.
Gjithashtu, si ish-kryeshef i Ndermarrjes Publike “Stacioni i Autobuseve ne Gjilan”, duke ndjere pergjegjesi morale dhe duke e diture per se afermi problematikat aty, i kerkova Kryetarit te Komunes mbeshtetje financiare per Ndermarrjen Publike “Stacioni i Autobuseve”, me qellim te mbulimit te shpenzimeve operative, per shkak te gjendjes se veshtire financiare qe nga fillimi i ndertimit te objektit te ri.










