8220 herë faleminderit!
Qytetarë të dashur të Gjilanit, të Anamoravës dhe të gjithë Kosovës,
faleminderit nga zemra secilit prej jush që ma besuat votën tuaj.
Edhe pse për pesë vite isha larg jush, jam thellësisht mirënjohës për pritjen, besimin dhe mbështetjen e madhe që ma dhatë, duke më renditur si kandidatin e dytë më të votuar nga Anamorava në listën e LDK-së.
Kjo mbështetje e jashtëzakonshme, ndonëse nuk mjaftoi për të siguruar mandatin e deputetit, më obligon edhe më shumë të punoj, të angazhohem dhe të jem pranë jush, për rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin.
Faleminderit për besimin. Rrugëtimi vazhdon.

