Komuna e Gjilanit ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, qytetarët duhet të shmangin përkohësisht qarkullimin në rrugën për Kufcë, në segmentin ndërmjet dy Livoqëve dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të Cërnicës.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën nga afër dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të ri.
NJOFTIM
Për shkak të reshjeve dhe gjendjes së krijuar në disa segmente rrugore, u bëhet thirrje qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
Deri në qetësimin e gjendjes, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.
Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.










