Pas reshjeve të dendura të shiut në vend, shumë rrugë janë bllokuar.
Në disa foto të dërguara në redaksinë e Radio Star nga një lexues, shihet se rruga në fshatin Kishnapole, në drejtim të Gadimes, është çarë dhe paraqet rrezik për qytetarët që e shfrytëzojnë si rrugë alternative.
Qytetarët që kalojnë në këtë segment bëhet thirrje të kenë kujdes, ndërsa pritet ndërhyrja e organeve kompetente./radiostar/












