Sport Club Gjilani njofton opinionin publik dhe mediat se bashkëpunimi me futbollistin Almir Aganspahić ka përfunduar me marrëveshje të ndërsjellë.
Aganspahic iu bashkua klubit tonë në janar të vitit të kaluar dhe gjatë periudhës së qëndrimit u paraqit në gjithsej 28 ndeshje zyrtare me fanellën “kuqebardh”, duke realizuar 8 gola.
Klubi e falënderon Almir Aganspahic për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij në Gjilan dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive.
Zyra për Informim dhe Komunikim
11 Janar, 2026









