Barcelona eshte fituesja e Superkupes se Spanjes.
Në finalen e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona mundi 3-2 Real Madridin, nê njé “ElClasico” tejet ё bukur.
Supersfida u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha. Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depertoi bukur në zonë dhe mposhti
Thibaut Courtois.
Barazimi i madrileneve do te vinte ne minutat shtese, ku Vinicius Junior le pas thatesiren dhe gjen golin pas 19 ndeshjesh. Katalanasit nuk u demoralizuan aspak dhe gjeten direkt golin e avantazhit me Robert Leëandoëki, i cili shënoi pas nje asisti të mrekullueshëm të Pedrit.
Kur pritej vershellima e arbitrit, Real Madrid barazoi shifrat 2-2 me Gonzalo Garcia. Pas një topi te nisur nga goditja e këndit dhe fillimisht goditja e Dean Hujisen ndalet né traverse, Gonzalo Garcia tregohet i vêmendshem dhe dergon topin né rrjeté. Tre gola të shënaur në shtesë, pjesa e parë mbyllet 2-2.
Katalanasit do te gjenin avantazhin ne minuten e
72-te, serish me Raphinha. Pasi mori nje top nga
Dani Olmo, në rrgëshitje e sipër, Raphinha e dërgoi në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim i Raul Asenscio.
Barcelona e moylli takimin me njé lojtar mê pak, pas kartonit te kuq te Frenkie de Jong né shtesé, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kylian Mbappe.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri nè fund.
Barcelona fiton 3-2 “El Clasico” dhe fiton për të dytin vit rresht Superkupën e Spanjës n formatin
“Final Four”, qé mbahet né Arabiné Saudite./Telesport/









