Pronar i kompanisë Inter Plast Trocal, afaristi i njohur Shaban Xhymshiti, shprehet i kënaqur dhe krenar me sukseset e arritura gjatë vitit 2025, një vit që sipas tij do të mbetet i shënuar si një nga më të suksesshmit në historinë e kompanisë.
Viti që lamë pas ishte një vit i mbushur me suksese, rritje të ndjeshme në eksport jashtë vendit, si dhe bashkëpunime të reja dhe të qëndrueshme në Kosovë dhe në tregun evropian. Këto arritje, sipas Xhymshitit, dëshmojnë edhe një herë se Inter Plast Trocal vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm në sektorin e dritareve Trocal.
“2025 ishte një vit plot surpriza pozitive dhe bashkëpunime serioze. Falënderoj veçanërisht mërgatën për korrektësinë dhe besimin e treguar, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që i besuan cilësisë dhe saktësisë së punës sonë,” thekson Xhymshiti.
Ai nënvizon se puna e palodhshme, përkushtimi ndaj klientëve dhe standardet e larta të cilësisë kanë qenë faktorët kyç që kanë ndikuar në rritjen e eksportit dhe forcimin e pozitës së kompanisë në treg.
Inter Plast Trocal udhëhiqet nga Shaban Xhymshiti së bashku me të birin, Arian Xhymshiti, duke ndërtuar një model suksesi familjar të bazuar në profesionalizëm, korrektësi dhe vizion afatgjatë.
Duke folur për të ardhmen, Xhymshiti shprehet i bindur se kompania do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim edhe në vitin 2026, duke ruajtur besimin e klientëve dhe partnerëve dhe duke mbetur lider i pakontestueshëm në vend dhe më gjerë./ Radio Star/










