Është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të Gjykatës Themelore në Gjilan për vitin 2026, e drejtuar nga Kryetari i Gjykatës, Venhar Salihu, me pjesëmarrje të gjyqtarëve,
përfshirë edhe ata të Degëve Viti, Kamenicë dhe Novobërdë.
Gjatë kësaj mbledhjes, Kryetari Salihu ka prezantuar Raportin Vjetor të punës së Gjykatës Themelore në Gjilan për vitin 2025, duke vlerësuar se falë një pune të mirë, kemi një shkallë efikasiteti prej 134 për qind.
Gjatë vitit 2025, Gjykata Themelore Gjilan ka pranuar 6.021, ndërsa ka kryer 8.072 lëndë, derisa të pakryera rezultojnë edhe 5.611 lëndë.
Ndërkohë, Dega e Gjykatës Themelore Kamenicës efikasitetin në zgjidhjen e lëndëve ka arritur 118 %, Dega në Viti 132 % dhe Dega në Novobërdë 117 %.
Ky është i viti i tretë me radhë që Gjykata me përformancën e treguar është e para në nivel të vendit.
Një e arritur e jashtëzakonshme e Gjykatës Themelore në Gjilan, Degës në Kamenicë dhe Novobërdë është edhe caktimi dhe gjykimi i lëndëve të ardhura gjatë vitit 2025, ku me Planin e Punës 2026, ky standard pritet të vazhdojë edhe në vitin 2026 dhe synohet që ky standard të aplikohet edhe në Degën e Vitisë.
Si pikë e rendit të ditës, gjatë kolegjiumit, u diskutua edhe Plani i Punës së Gjykatës për vitin 2026, i cili u miratua unanimisht nga të gjithë gjyqtarët.









