Qytetarë e Komunës së Gjilanit, të cilët nuk kanë banesë e shtëpi të vetën dhe ndodhen në gjendje të vështirë ekonomike, do të kenë mbështetje financiare në pagesën e qirasë nga komuna.
Kryetari Alban Hyseni, tha se Komuna e Gjilanit vazhdon të përmbushë zotimet e saj për politika sociale që mbështesin familjet në nevojë.
Ai tregoi se ka nisur aplikimi për programin e banimit, subvencionim i qirasë, një hap konkret drejt mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë banesë në pronësi dhe ndodhen në gjendje të vështirë
ekonomike.
Afati për aplikim është është deri më 30 janar 2026.










