NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË KAMENICË, NOVOBËRDË DHE RANILLUG
Zonat e prekura:
Stacioni i Pompimit nr. 2, SP Bahqja, Berivojcë – Zona e Shërbimit Kamenicë, si dhe Zona e Shërbimit Novobërdë dhe Ranillug
MOS E PËRDORNI UJIN NGA RRJETI I UJËSJELLËSIT PËR PIJE
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e rritjes së vlerës së nitrateve në ujë, ka ardhur deri te ndryshimi i parametrave kimikë të ujit në zonat e lartpërmendura në Kamenicë.
Ndërkaq, në Zonën e Shërbimit Novobërdë dhe Ranillug, është evidentuar rritje e nivelit të turbullirës në burimet e ujit.
Për këto arsye, uji aktualisht nuk i plotëson standardet për ujë të pijshëm dhe konsiderohet i papërshtatshëm për konsum.
⚠️ Uji nga rrjeti publik nuk duhet të përdoret për pije, deri në një njoftim të radhës, pas normalizimit të gjendjes dhe konfirmimit të cilësisë së ujit.
✅ Uji mund të përdoret vetëm për nevoja teknike (larje, sanitare, etj.).
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
📞 0800 61 000










