Personi Xhengiz Hyzeiri, i cili për disa orë ishte raportuar si i humbur dhe shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, është gjetur dhe tani ndodhet në gjendje të sigurt. Autoritetet kishin aktivizuar procedurat e kërkimit menjëherë pas pranimit të rastit.
Sipas policisë, Hyzeiri ishte larguar nga banesa që nga data 2 janar 2026, ndërsa familjarët, të shqetësuar për mungesën e tij të gjatë, kishin raportuar rastin në organet e rendit.
Kjo kishte mobilizuar njësitet policore për gjetjen e tij.










