Gjykata në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për drejtorin Jugoslav Jovanovic dhe bibliotekistin Stefan Stankovic, të dyshuar për veprën “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas Policisë së Kosovës, DHKEK në Gjilan, hetimet kanë zbuluar se bibliotekisti Stankovic nuk është paraqitur në punë për gati dy vite (2023–tetor 2025), ndërkohë që ka përfituar paga në vlerë 19,067.69 euro. Drejtori Jovanovic dyshohet se nuk e ka raportuar mungesën e tij, duke mundësuar vazhdimin e pagesave të paautorizuara.
Të dy janë paraqitur në seancën e parë në prani të avokatëve dhe u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.










