Trajneri Bashkim Syla është emëruar trajner i grupmoshës U13. Ky emërim vjen si rezultat i punës së tij të përkushtuar dhe rezultateve pozitive me gjeneratën U9, duke dëshmuar seriozitet dhe profesionalizëm në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Klubi beson se nën udhëheqjen e tij, grupmosha U13 do të vazhdojë të përgatitet në përputhje me standardet dhe vlerat e FC Drita.
Nga ana tjetër, gjenerata U15 do të udhëhiqet nga trajneri Hekuran Ismaili, i cili ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme me grupmoshat e reja të akademisë tonë. Profesionalizmi, pasioni dhe përkushtimi i tij për edukimin dhe zhvillimin sportiv të të rinjve do të ndihmojë gjeneratën U15 të rritet dhe të përfaqësojë vlerat e klubit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Klubi i urojë trajnerëve Bashkim Syla dhe Hekuran Ismaili shumë suksese në detyrat e tyre të reja, ndërsa lojtarëve të grupmoshave U13 dhe U15 një sezon të mbarë dhe plot arritje sportive.










