Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë qartë se nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, historiku i pesë viteve të fundit i ka dhënë të drejtë për qëndrimin që kishte mbajtur në vitin 2021, kur nuk kishte votuar për Osmanin.
“Jo, sepse historiku i pesë viteve të fundit besoj që mu personlisht me ka dhënë të drejtë për qëndrimin që kam pas në 2021’ën. S’i kemi bë shërbimin më të mirë vendit. Tash i shoh kolegët e mi që e kanë qëndrimin që unë e kam për zonjën Osmani”, deklaroi Hoti.

