Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan po avancojnë sipas planifikimeve dhe me ritëm të qëndrueshëm.
Ai theksoi se projekti po e çon qytetin drejt një infrastrukture moderne sportive, e cila do t’u shërbejë klubeve, sportistëve dhe tifozëve, duke e thelluar angazhimin e institucioneve për përmirësimin e kushteve të sportit në mbarë vendin.

