Lumir Abdixhiku është zgjedhur sërish kryetar i LDK-së.
Tëvë1 mëson se nga 300 delegatë të pranishëm 164 vota ishin pro Abdixhikut dhe 138 kundër.
Abdixhiku ia ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën, por në votimin e fshehtë nga delegatët u vendos që ai të vazhdojë ende si kryetar i partisë.

