Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës, ku një nga përballjet më interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Skuadra vendase synon ta nisë stinorin pranveror me fitore dhe të arkëtojë tri pikë të plota para tifozëve të vet. Ekipi i drejtuar nga Debatik Curri ka shfrytëzuar pushimin dimëror për t’u përgatitur maksimalisht, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe një fazë përgatitore në Antalia të Turqisë.
Gjilani kërkon të tregojë formë të mirë që në ndeshjen e parë të këtij viti, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Ballkani.
Takimi zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

