Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka pranuar sot informatën se rreth orës 04.25 minuta, në “Rrugën, Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë, transmeton Indeksonline.
“Hetimet e para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).
Me këtë rast, lëndime trupore kanë marr edhe tre persona të tjerë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK-Prishtinë dhe sipas mjekut kujdestar, janë jasht rrezikut për jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.