Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Zgjedhor të kësaj partie më 6 qershor.
Ai këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë ku u shpallën zgjedhjet e brendshme.
“Nuk do të kandidojë për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje”, tha ai.
Haradinaj ka përmendur arsyet pse më nuk do të jetë në krye të AAK-së.
“Koha e gjatë në udhëheqje të Aleancës nga maji i vitit 2000, është një faktor, koha. Edhe rezultati jo i mirë i zgjedhjeve, pra 9 shkurt dhe 28 dhjetor, por edhe sikur të ishte ndonjë rezultat tjetër prapë do të merrja një vendim të tillë”, tha Haradinaj.
Ai bëri të ditur se nënkryetari, Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar.

