Ka përfunduar ndeshja mes FC Drita dhe KF Drenica, e vlefshme për xhiron e 20-të të kampionatit, me vendasit që siguruan tre pikë të arta në minutat e fundit të takimit.
Skuadra e Dritës e nisi sfidën me synimin e qartë për fitore, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke krijuar disa raste për shënim. Megjithatë, Drenica u tregua e disiplinuar në fazën defensive, duke mbajtur organizim të mirë dhe duke neutralizuar tentativat e kundërshtarit deri në çastet përmbyllëse të ndeshjes.
Rezistenca e mysafirëve u thye vetëm në minutat e fundit, kur Besnik Krasniqi u gjend më së miri në zonë dhe realizoi me kokë.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 35 pikëve dhe i afrohet edhe më shumë vendit të parë në renditje, duke e bërë garën për titull edhe më interesante në vazhdim të sezonit.

