SC Gjilani nuk arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri u paraqit më mirë në fushë dhe gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes mbajti epërsinë në rezultat, duke dhënë sinjale se tri pikët do të mbeteshin në kampin gjilanas.
Megjithatë, në minutat e fundit të takimit, Dukagjini arriti të barazojë shifrat në 1-1, duke i marrë një pikë të vlefshme vendasve dhe duke lënë Gjilanin pa fitoren e shumëpritur.
Pas këtij barazimi, gjilanasit mbesin në vendin e gjashtë në tabelë me 27 pikë, pa arritur të bëjnë hap përpara në renditje.

