Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë mesazhe paqeje, mirësie dhe solidariteti për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin. Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Osmani

