Kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, ka pritur në një takim të veçantë kampionët e KB Drita, pas triumfit të tyre në Ligën e Parë të basketbollit.
Me këtë rast, ai i ka përgëzuar për suksesin e arritur dhe për punën e palodhshme që ka çuar klubin drejt fitimit të Kupës, duke e cilësuar këtë arritje si një krenari për qytetin dhe sportin gjilanas.

