Arbër Musliu, asamblist nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, është emëruar Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Emërimi i tij në këtë pozitë përfaqëson një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, duke pasur parasysh rolin kyç që Shefi i Kabinetit luan në koordinimin e punës së brendshme, organizimin e agjendës ekzekutive dhe sigurimin e funksionimit efikas të kabinetit të kryetarit.
Ky dikaster kërkon profesionalizëm të lartë, integritet dhe transparencë të plotë në raport me qytetarët, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë që ka në vendimmarrje dhe në qasjen institucionale ndaj çështjeve me interes publik.
Mbetet që koha të dëshmojë qasjen që do të ndjekë Musliu në ushtrimin e kësaj detyre dhe nivelin e transparencës që do të karakterizojë punën e kabinetit komunal në raport me qytetarët e Gjilanit./Radio Star/

