Klubi kosovar FC Drita është nisur drejt Sllovenia, ku nesër do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në kuadër të turit kualifikues të UEFA Europa Conference League.
Skuadra nga Gjilani do të përballet me kampionin slloven NK Celje, në një duel që pritet të jetë mjaft i fortë dhe vendimtar për vazhdimin e rrugëtimit evropian. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Celjes, ku vendasit synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit, ndërsa Drita udhëton me objektiv të qartë – sigurimin e një rezultati pozitiv.
Atmosfera në kampin bardhekaltër është optimiste, me stafin teknik dhe futbollistët që kanë theksuar përgatitjen serioze dhe përkushtimin maksimal për këtë përballje. Drita ka treguar në vitet e fundit se di të jetë rivale e denjë në arenën ndërkombëtare dhe synon ta konfirmojë këtë edhe në Slloveni.
Një rezultat i favorshëm në transfertë do të rriste ndjeshëm gjasat për kualifikim në turin e radhës, duke mbajtur gjallë ëndrrën evropiane të klubit dhe tifozëve të saj./Radio Star/

