Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për dy raste të ndara të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri, për të cilat janë arrestuar gjithsej tre persona.
Në rastin e parë, i ndodhur në Gjilan gjatë periudhës 28-31 janar 2026, rreth orës 00:30, është arrestuar i dyshuari të martën.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

