Mbi 19 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion kombëtar në mbështetje të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me gjykim në Hagë.
Peticionin e ka inicuar OVL e UÇK-së, duke kërkuar që vendimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të bazohen vetëm në prova dhe fakte të administruara në gjykim, pa ndikime politike.
Dokumenti kërkon gjithashtu trajtim dinjitoz dhe respektim të plotë të të drejtave të të akuzuarve, përfshirë heqjen e mundshme të masës së paraburgimit për shkak të kohëzgjatjes së procesit.

